Thënie nga Sigmund Frojd:
Në momentin kur kërkojmë domethënien dhe vlerën e jetës, jemi të sëmurë.
I çmenduri është një ëndërrimtar me sy hapur.
E kundërta e lojës nuk është ajo që është serioze, por ajo që është reale.
Në pamundësinë për të parë qartësinë, të paktën të shohim qartë errësirën.
Liria nuk është një dobi që e kemi prej kulturës: ajo ka qenë më e madhe para cilësdo kulturë, dhe ka pësuar kufizime me zhvillimin e qytetërimeve.
Një iluzion nuk është e njëjta gjë me një gabim, dhe nuk është as domosdoshmërisht një gabim.
“Ankthi” mund të përcaktohet si një lloj gjendje pritjeje apo përgatitjeje për rrezikun, edhe pse ky është i panjohur.
Suksesi nuk shkon krah për krah me meritën. Amerika nuk e ka marrë emrin nga Kolombi.