Në moshën 50-vjeçare s’i duron më gjërat që ta shpifin…

“Në moshën 50-vjeçare nuk mund t’i durosh dot kufizimet. Nuk i duron dot sutjenat shumë të ngushta, darkat e detyruara me kunatën që kontrollon për pluhurin në cepat e shtëpisë tënde, takat e larta në kalldrëm, apo buzëqeshjet e shtirura.

Pra, në moshën pesëdhjetëvjeçare nuk ke më dëshirë t’i provosh askujt asgjë. Je ajo që je, gjërat që ke bërë dhe ato që ende do të bësh. Nëse të tjerëve u pëlqen, në rregull. Nëse jo, nuk ka problem.

Nga Irene Renei

Si 50-vjeçare për ty nuk ka rëndësi, nëse ke pasur fëmijë apo jo. Do të jesh gjithsesi si një nënë për nënën tënde, babanë tënd, për një teze të mbetur vetëm, për qenin apo macen tënde që i ke strehuar nga rruga. Dhe nëse nuk ke asnjë prej tyre, do të shndërrohesh në një nënë për veten tënde.

Sepse me kalimin e viteve do të kesh mësuar të kujdesesh për një trup që e do, i cili të duket perfekt edhe pse po plaket. Nuk të intereson as nëse gjysma e garderobës tënde të ketë veshje të masave që nuk të bëjnë më. Sheh si diçka të rëndësishme zgjimin në çdo mëngjes, menstruacionet e rregullta, si dhe mungesën e ndjesisë së masave në gjoks. Shëndeti të kthehet në një prioritet, ashtu siç duhet të jetë.

Në të 50-tat dëshiron lirinë. Lirinë për të thënë “Jo”. Lirinë për të ndenjur me pizhama gjithë të dielën. Lirinë për t’u ndjerë e bukur për veten dhe jo për të tjerët. Lirinë për të ecur e vetme: kush të do, do të ndjekë nga pas, të tjerët nuk të interesojnë. Dëshiron lirinë për të kënduar me zë të lartë, edhe pse mund të shohin çuditshëm apo të gjykojnë përpara një semafori.

Në moshën 50-vjeçare ke ëndrra si një njëzetvjeçare dhe i kërkon Zotit kohë për t’i realizuar ato. Në këtë moshë ndihesh e zhveshur nga çdo pasiguri që më parë të mundonte pamasë. Dhe pikërisht në këtë moshë, kur ke kaluar gati gjysmën e jetës, ke më tepër dëshirë për ta shijuar ngadalë gjithë sheqerin dhe kripën e ditëve që ke përballë”./bota.al

ObserverKult


Alida Hisku

Lexo edhe:

ALIDA HISKU: NË QELI, GRAVE DHE VAJZAVE U HIDHNIN BATANIJE MBI KOKË DHE…

Këngëtarja e njohur Alida Hisku flet për vitet e internimit . Vajzave u bënin gjilpëra dhe më pas i përdhunonin. Si e dënuan vajzën e Sekretarit të Partisë, pasi tre shokët artistët i vodhën ditarin.”Si t’i merrje vesh emrat…të hidhnin një batanije në kokë dhe…”

Lexoni intervistën e plotë

Si në një film tragjik rrëfehen ngjarjet tronditëse në jetën e këngëtares së njohur të viteve ’70, Alida Hisku. Ishte një vajzë e re, me zërin kristalor dhe që babai i saj sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike, “projektonte” te ajo modelin e rinisë socialiste….

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult