Në Muzeun e Mitrovicës për gjashtë muaj do të jetë e hapur ekspozita “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”

Në Muzeun e Mitrovicës së fundmi është hapur ekspozita e fotografisë, ku prezantohet puna e Myzejene Zymit, fotografes së parë grua të këtij qyteti, dhe disa gjeneratave fotografësh nga kjo familje.

Kjo ekspozitë e hapur me 9 dhjetor do të qëndroj e hapur deri më 8 qershor të vitit 2024, ka njoftuar Muzeu i Mitrovicës përmes një njoftimi në llogarinë Facebook.

Në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës, Valdete idrizi.

Autore e kësaj ekspozite, njëherit edhe drejtoresha e Muzeut të Mitrovicës është Nora Prekazi, ndërsa kuratore Eliza Hoxha. Një fjalim përshëndetës ka mbajtur me rastin e hapjes së ekspozitës edhe vajza e fotografes, Mybexhele Zymi Doli.

Menaxherja e projektit dhe moderatorja e ngjarjes Fitore Bala deklaroi se gjatë ekspozitës do të ketë program edukativ që do e ndihmojë akoma hulumtimin mbi jetën dhe veprën e Myzejene Zymit.

Ndryshe, kjo ekspozitë është mbështetur nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, DKRS-Mitrovicë, Fondacioni Dhemetra, Mitrovica Guide, SHE-wine.

ObserverKult


charleas o'rear
Charles O’Rear mban fotografinë ikonike Bliss në vendin e vërtetë ku është bërë fotografia.

Lexo edhe:

KJO ËSHTË FOTOGRAFIA MË E NJOHUR NË BOTË/ A E DINI KU GJENDET KY PEISAZH?

Fotografia e shkrepur në vitin 1996 nga Charles O’Rear, e njohur me emrin Bliss, është një ndër më të shikuarat në botën digjitale.

Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windows XP-së.
Saktësisht ajo gjendet në Autostradën 12 dhe është plot me vreshta, ndërsa zona më e gjerë është plot me vila.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult