Në nderim të Nënë Terezës, 5 shtatori shpallet Dita e Humanizmit në Kosovë

Nënë Tereza

Në 25 vjetorin e kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, me aktivitete të ndryshme kulturore, u përkujtua figura e saj e ndritur.

Në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, të organizuara nga Qeveria e Kosovës, u kujtua dhe u nderua jeta, puna, vepra, sakrifica, virtytet dhe mbi të gjitha madhështia dhe modestia e saj prej shenjtoreje.

Me këtë rast, në nderim të Shën Nënë Terezës, Qeveria e Kosovës e shpalli 5 shtatorin si Ditë të Humanizmit në Kosovë. Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve, në Prizren u përurua edhe ekspozita e përhershme në Muzeun e Nënë Terezës.

ObserverKult

Lexo edhe:

JA SI DUKEJ NËNË TEREZA 18 VJEÇE, FOTO E RRALLË

Nënë Tereza është një nga humanistet më të njohura me origjinë shqiptare. Jetën e saj ia dedikoi bamirësisë dhe ndihmesës për personat në nevojë. Shumë dokumentare dhe të dhëna janë publikuar për shenjtoren shqiptare, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në 19 tetor të viti 2003.

Një pjesë të jetës së saj, Nëne Tereza, e kaloi nëpër Evropë, kohë kur edhe u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Po ashtu aty e kreu edhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi. Gjithashtu të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU