Qeveria gjermane miratoi paketën e ndihmës për kulturën, në vlerën prej 1 miliard euro, me qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit për artistët, pas kufizimeve kundër covid-19.
“Duhet të mirëmbajmë atraksionet kulturore dhe vendet e performances” – njoftoi ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, gjatë një deklarate pas takimit të kabinetit qeveritar, në Berlin.
Një e katërta e financimit do të shkojë për vendet e asistencës, në zbatimin e masave higjienike, biletave në internet dhe sistemeve të ventilimit.
Deri në 480 milionë euro, kanë për qëllim të ndihmojnë artistët, për t’u kthyer në punë me kohë të plotë.
Pjesa tjetër, 150 milionë euro, janë siguruar për digjitalizimin, ndërsa 100 milionët e tjera, do të kompensojnë humbjen e të ardhurave nga situata e varfër artistike gjatë pandemisë./ Konica.al