Në një qendër për të moshuar kuptova cinizmin e urimit “u bëfsh 100 vjeç!”/ Zot, s’dua të jetoj aq gjatë …

moshuar 100 vjeç jetë

Jeta është dhuratë. Nuk kam asnjë mëdyshje për këtë.
“Ajo është e bukur edhe kur është e shëmtuar”, do ta përkufizonte Oriana Fallaci.
E megjithatë, si për çdo aspekt të qenies dhe ekzistencës ka një ….POR…

Teksa po ngjisja shkallët e një qendre rezidenciale për të moshuar, ndesha në fytyra të mjera, të përhumbura që zvarriteshin në korridore të cilat zymtësoheshin nga pamjet e pashpresa. Disa prej tyre nuk e dinin ku ndodheshin, madje nuk kujtonin as emrin e tyre.
Shuarje e ngadaltë. Në ato pamje pa jetë, pashë se si mund të katandiset fundi kur dhurata – jetë është tejet e gjatë.
Në mënyrë të paevitueshme të shndërron në qenie të varur për të gjitha shërbimet elementare të përditshmërisë dhe mbijetesës.

Nëse përfundon në të tillë trishtim dhe të tilla pamundësi, urimi u bëfsh 100 vjeç, më tingëllon cinik.

Njëqind si njëzet mbase…por kjo është e pamundur.

Pa kuptuar më erdhi në mendje një lutje që nuk e kisha imagjinuar asnjëherë ta artikuloja:

ZOT…bëj të mos jetoj aq gjatë sa për t´u katandisur e zvarritur kësisoj!

Nga Alma Lico

ObserverKult

lexo edhe:

Histori prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit…

Letra prekëse e një gruaje të moshuar nga një azil pleqsh: Jam e vetmuar…