Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni…

Edhe numri më i ri i revistës elektronike HEJZA, Ju vjen me një përmbajtje të pasur.

Kështu, Avni HALIMI trajton temën e shuarjes së festivaleve partiake në Maqedoninë e Veriut.

Neviana SHEHI vjen me shkrimin e titulluar “T’i përkthejmë vlerat dhe jo anonimët”.

Në këtë numër bisedojmë me Enkel DEMIN, një nga romancierët tanë më të mirë të viteve të fundit, i cili shkruan me emrin Tom Kuka.

Ervina TOPTANI shkruan për John Locke dhe dashurinë për të vërtetën.

Arben HOXHA trajton temën e mendimit shkencor përballë pseudomendimit.

Daut DAUTI shkruan për poezinë e Dritëro Agollit “Poçari”, për të cilën poezi vlerëson se është jashtë kontekstit historik.

“TË KUPTUARIT E ARTIT” është titulli i shkrimit të Sead ZIMERIT.

Ali ALIU shkruan për Esad MEKULIN, për të cilin konstaton se është misionari i letërsisë së Kosovës.

Në këtë numër botojmë edhe shkrimin KULTURA PRIN KOMBIN DHE GJUHË të Durim TAÇIT.

Puntorie MUÇA shkruan për kritikën letrarë, duke vlerësuar se situata aktuale është e frikshme dhe skandaloze.

Agron TUFA bën fjalë rreth romanit “Bijtë e zotit tonë” të Ramiz Gjinit.

Shkrimi i Izet DURAKUT i kushtohet Agim Spahiut

Kemajl ALIU shkruan për romanin “Bonjakët e shekullit” të Ramadan HAZIRIT.

Tregim i këtij numrit është i prozatorit të ri Medadin LIMANI.

Me poezi prezantohet Rita FILIPI.

Po kështu botojmë poezi të disa poetëve të huaj që në shqip i ka sjellë Fadil BAJRAJ.

Një shkrim mjaftë interesant është ai që trajton vetminë e të shkruarit, të cilin shkrim e ka përgatitur Fitim A. NUHIU.

Për Çarls Dikensin shkruan Xhahid BUSHATI.

PËRPËLITJA NË AGONI është shkrimi i Hart WEGNER.

Leonard VEIZI bën fjalë për filmin ”Flatliners” të regjisorit Xhoel Shumaker.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS HEJZA MUND TË LEXONI…