Në numrin më të ri të revistës elektronike HEJZA mund të lexoni:
-Në këtë numër Avni HALIMI shkruan për qëndrimet e politikave ndaj kulturës.
–Neviana SHEHI me titull E përkohshmja dhe e gjithëkoshmja, bën fjalë për letërsinë e komercializuar dhe atë artistike.
-Në këtë numër për revistën HEJZA flet një nga krijuesit tanë më të veçantë, Agron TUFA, i cili vlerëson se letërsia shqipe ka mbetur më keq se letërsitë e gjuhëve të vdekur.
-Në pyetjen pse bota na quan Albania, e japim interpretimin e shkëlqyer të gjuhëtarit tonë të shquar, Eqrem ÇABEJ.
-Në këtë numër për lexuesit e Hejzës vjen edhe një intervistë tjetër, atë me shkrimtarin amerikano – argjentinas, Hernan Diaz, i cili veç tjerash, thotë se të shkruarit është një akt monstruoz. Intervistën me Diaz e përktheu Fitim A. NUHIU.
-Poeti dhe kritiku Remzi SALIU shpreh disa pikëpamje për kritikën letrare.
–Agim BAJRAMI bën fjalë për romanin e Bashkim HOXHËS, “Shtëpia e verdhë”, kurse Zyrafete SHALA mbi librin “Jeta me laps” të Xheladin REXHEPIT, libër ky që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së doajenit të gazetarisë shqiptare, Nehat ISLAMI.
-Studiuesi Sherif SELIMI shkruan për simbolet mitike.
-Në këtë numër botojmë një cikël me poezi të Drita OSMANIT, kur me tregim na paraqitet Lazër STANI.
-Po kështu lexuesit tanë do të kenë mundësi ta lexojnë shkrimin e Bardhyl LONDOS mbi kafenenë e Lidhjes së shkrimtarëve.
–Xhahid BUSHATI na sjell një përvojë të shkrimtares Karen INGLIS.
-Pengimi i letërsisë, është një fragment nga një shkrim më i gjatë i Orvellit, përkthyer nga Granit ZELA.
-Ky numër mbyllet me shkrimin e Leonard VEIZIT rreth filmit “Zemra e Angelit” në regji të Alan PARKERIT.
ObserverKult
Lexo edhe: