Besiana Kadare tregon cilën poezi të babait e adhuron

Ismail Kadare, kolosi i letrave shqipe, mbushi para disa ditësh 87 vjet. Disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, mbajtës i dekoratës më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, veprat e tij të përkthyera në më shumë se 45 gjuhë të botës.

Anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës, i vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera, Kadare është një arsye madhore për të na bërë të ndihemi krenarë për Shqipërinë.

Në ditën e tij të lindjes, urimet ishin shkrirë me vlerësimin e admirimin e thellë, admirim të cilin nuk ngurroi ta shprehë publikisht as e bija, Besiana.

Ajo kishte zgjedhur ta bëjë këtë në një mënyrë mjaft të thjeshtë, por kuptimplotë.

“Mënyra më e mirë për të uruar një shkrimtar është të rilexosh/zbulosh librat e tij, ka shkruar ajo. Me rastin e ditëlindjes së Kadaresë sot, po ndaj një nga poemat e mia të preferuara, shkruar në 1964”, ka shkruar Besiana.


ObserverKult

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: PËR TË HARRUAR NJË GRUA

Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash.

Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte. Me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult