Mbi 200 herë që interpreton fjalët e ‘Rrno për me tregue’, Arben Derhemi rrëfen në këtë 16-vjetor të vdekjes së fratit françeskan si është të jesh nën petkat e tij. Kësaj here performanca arrin kulmin e shoqëruar me muzikën e kompozuar dhe luajtur nga Aulon Naçi, i cili tregon se si ‘e përktheu’ dhimbjen e At Zef Pllumit në melodi.
“Të jesh në rolin e At Zef Pllumit është shumë e vështirë. Unë nuk e di a ja kam arritur apo jo, por jam përpjekur. Jam munduar të flasë me fjalët e tij, jam munduar të flas me veprën e tij”, thotë aktori Arben Derhemi.
Thotë se nga 30 shtatori i 2016-ës, kur pati premierën e kësaj shfaqjeje, emocioni e përgjegjësia për ta luajtur, veç shtohen.
“Është e bukur për një artist, prekëse për një interpret të interpretosh këtë vepër. Ende pas 7 vjetësh më gëzon fakti që e luaj, dhe çdo ditë të interpretimit ka një gjë të re”, thotë aktori.
7 vjet më parë, shprehu dëshirën për ta interpretuar këtë pjesë, fjalët e At Zef Pllumit në Parlament, ndërsa fund shtatori që lamë pas, e gjen në hollin e Kryeministrisë.
“Sot jemi në kryeministri, por nuk ka asnjë person që duhet ta dëgjojë këtë vepër…”, shton ai.
Në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të fratit françeskan, publicist e shkrimtar që vuajti gjatë diktaturës nën lëkurë egërsinë e sistemit ndaj figurave intelektuale, “Rrno për me tregue” arrin kulmin e saj.
Kompozitori Aulon Naçi ka përkthyer dhimbjen fizike, shpirtërore e psikologjike të fratit në burgjet e kampet e diktaturës, në tinguj me të cilat shoqëron në piano interpretimin.
“Në të vërtetë është sa e bukur dhe e vështirë ta përmbledhësh në nota muzikore, në tinguj, atë që ju dëgjuat. Dhimbjen, emocionet, dashurinë për diçka që dikush i jep vlerë në ato momente aq të vështira.
Ashtu ka qenë edhe për mua, për të gjetur tingujt e duhur, për të përshkruar përmes tingujve atë dashurinë për kuqon, për të përshkruar dhimbjen, emocionin gjithçka që ndodh në ato ambiente aq të zymta. Dhe sa herë i luaj dhe kërkoj në vetvete që t’i interpretoj sa më saktë, duke qenë në sinkron me aktorin, unë e përjetoj gjithnjë dhe më shumë”, shprehet kompozitori dhe pianisti Aulon Naçi.
Krahas vlerave memuaristike të veprës, Naçi thotë se përvoja, edhe me krijimin e një kori burgu në Udine të Italisë, ku ka studiuar e ka ndihmuar t’i përshtatë tingujt dhe efektet e duhur zanorë.
“Aspekti i dytë është dhe fakti që edhe nga familja kemi pasur një histori persekutimesh…”, shton ai.
E interpretuar në qytete të ndryshme, edhe në objekte kulti, as kësaj here, nuk munguan mes radhëve të spektatorëve, jo vetëm përfaqësues të Kishës Françeskane, por edhe të besimeve të tjera fetare.
“Vepra nuk ka të bëjë vetëm me katolicizmin, por me dashurinë, me dashurinë për jetën. Ka të bëjë me Zotin që do gjithçka, dhe do gjithçka të bukur e njerëzore…” shprehet Derhemi./ Shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
AT ZEF PLLUMI: JEMI VERBUE SHPIRTNISHT, NA MUNGON DASHUNIA…
Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca
At Zef Pllum ka shkruar:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NJOH NJË GRUA QË NUK BESON NË DASHURI…
Njoh një grua
që nuk beson në dashuri…
Por, brenda vetes
beson
se meriton të dashurohet!
Njoh një grua
e cila mund të të japë një mijë arsye për të jetuar
por në fund të ditës, ajo kthehet
në qoshkën e saj, duke kërkuar, si çdo ditë tjetër
një arsye për ta mbajtur gjallë!
Njoh një grua
të heshtur, shumicën e kohës
ndërkohë që sytë e saj
flasin parreshtur, gjatë gjithë kohës.
Njoh një grua
trimëreshë para njerëzve
por e brishtë para pasqyrës së saj…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult