Në Prishtinë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve/ Art, sport e shumë aktivitete tjera…

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën. Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve po vjen me plot ngjyra, e me një program të pasur artistik e aktivitete të ndryshme sportive”, tha Halimi.

Ajo i ftoi të gjithë që të jenë këtë të diel në Prishtinë “për një ditë të veçantë, plot argëtim, krijimtari dhe dashuri për fëmijët tanë.”

Në vazhdim e gjeni programin e kësaj dite:

ObserverKult


Lexo edhe:

“AJO QË MBETET KUR IKIM”, POEZI NGA SIBEL HALIMI