“Në shkollë ma bënin me gisht”, shpërthen në lot Jusuf Beshiri: Kur u diplomova nuk kisha asnjë familjarë, ishin të internuar (Video)

Muzikanti Jusuf Beshiri ka shpërthyer në lot gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”.

Ai është kthyer pas në vitet studentore dhe ka kujtuar periudhën e studimeve në Liceun Artistik, ku ja bënin me gisht pasi vinte nga një familje e internuar.

Kjo gjë zgjati dhe në shkollën e lartë, sa Beshiri thotë i prekur se ditën e diplomimit nuk kishte asnjë familjar pranë se ishin në internim.

“Liceun e kujtoj si një periudhë shumë të bukur. Më ka dhënë shumë. Kam punuar shumë në Lice dhe kam pasur fatin që të punoj me një pedagoge shumë të zonjën si Ardiana Dizdari, që e kishim dhe mike familje, por më është përkushtuar shumë për rritjen time shumë të dukshme profesionale në atë kohë si student. Sigurisht kam pasur dhe ato problemet e mija nga ana tjetër politike.

Nuk mund të dilja nëpër koncerte sepse vija nga një familje e persekutuar. Ndërkohë, që edhe nga ana e mamit dhe babit, kemi pasur 5 pjesëtarë të familjes që kanë firmosur për pavarësinë në Vlorë. Kanë qenë firmëtar, kanë kontribuar shumë.

E vuaja shumë në atë kohë, sidomos me drejtorët e shkollave. Më nxirrnin përpara shkollës, kam qenë 10 vjeç dhe në shkollën e lartë ma kanë bërë me gisht në vitin e parë.

Kur kam qenë në vitin e tretë në shkollën e lartë, më internuan vëllain, xhaxhain dhe nusen e xhaxhait, unë shpëtova.

Kam pasur fatin që ta filloj shkollën e lartë. Isha ekselent me nota 10 në piano. Më pas, bie sistemi, mbarova shkollën dhe vëllain e kisha të internuar. Kam marrë diplomën me lot në sy, sepse familja nuk vinte dot të më shikonte”, u shpreh muzikanti.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/abcnews.al

ObserverKult


JACQUES PRÉVERT: KUR TI FLE

JASQUES PRÈVERT: NJERIU QË DOJA VDIQ…

Ku shkoj e nga vij,
Pse jam qullur.
Hajt, s’është e vështirë ta kuptosh.
Po bie shi.
Shiu është shi.
Unë eci nën të – dhe pastaj,
Dhe pastaj asgjë tjetër
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
Përse llokoçitem në llucë?
Sepse më pëlqen.
Po shiu, shiu më bën të qesh.
Qesh për gjithçka, gjithçka, gjithçka.
Po i patët lotët në xhep,
Është më mirë të ktheheni në shtëpi,
Është mirë të qani mbi veten tuaj,
Por më lini
Më lini, më lini, më lini,
Kumbimin e zërit tuaj nuk dua ta dëgjoj.
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
I vetmi njeri që doja
Ishit ju ata që e vratë
Që e rrahët me shkop, që ecët mbi të…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult