Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka njoftuar se Laboratori Qendror i Restaurimit ka restauruar një kuran 100-vjeçar.
Kjo është realizuar në një “sallë operimi”, siç është pagëzuar Laboratori Qendror i Restaurimit, i vetmi në rang vendi.
“Ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me kirurgjinë”, ka njoftuar DPA në Facebook.
Tutje bëhet me dije se restaurimi i librave të shenjtë meriton një përkujdesje të posaçme.
“Dorashka, maska dhe pajime metalike, janë takëmet bazë të laboratorit, ku botimi i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun. Ky proces pune është finalizuar me dorëzimin e Kuranit të rijetësuar tek zotëruesi”, thuhet në njoftim.
DPA ka ftuar cilindo person që zotëron një dokument të rëndësishëm që po dëmtohet dita-ditës, për ta çuar tek restauruesit të cilët do ta ‘risjellin’ në jetë.
Këtë nismë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), e ka nisur që nga muaji tetorit të vitit 2020, nismë kjo që bën të mundur për çdo individ, person fizik, juridik, privat ose publik, të përftojë shërbimin e restaurimit të dokumenteve të tij vetjake. Kërkesa për restaurim depozitohet në adresën zyrtare: restaurim.arkiva.gov.al.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
GERHARD PREGAPUCA: E MALLKUMJA PREJ BUKURISË, IZABEL!
Poezi nga Gerhard Pregapuca
Izabel’!
E mallkumja prej bukuris’ s’vet Izabel.
Me gjinjtë kryeneç, belin e hollë
e vithet përpjetë,
se…. kaq t’duken. E mallkumja Izabel’!
M’fal!
Nuk u prezantum…
Jam ai djali me shpatull të ramê,
që ecte pak çalë.
E nga e ecuna pak çalë,
pati fatin e trishtë me u përplas’ n’shpatull me ty,
E për fatin e trishtë t’shoh përtej gjoksit
tand t’ngritun e kryeneç e të nigjoj zanin,
kur përsipër more “fajin” tem për mëshirë.
Eh… Izabel!
Mëshirë…
Ma shumë se dhimbjen e shtrembnimit tem
sot myt dhimbja për ty.
Dhimbja, që edhe ti si unë s’ke me mujt me e ndî
se kush të dashuron prej’njimend Izabel!
Dhimbja që kur të pysesh at’ djalë se,
“çfarë ngjyrë i ke sytë”,
padashje ka me t’u përgjigj për numrin e gjoksit,
ose “sa të ngrituna i ke vithet”.
E ti… ti do të qeshesh prej ktij komplimenti
e ke me e harru edhe vet’ ngjyrën e syve…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult