Gerhard Pregapuca: E mallkumja prej bukurisë, Izabel!

iden poezi nga gerhard pregapuva nese martohemi observerkult

Poezi nga Gerhard Pregapuca

Izabel’!
E mallkumja prej bukuris’ s’vet Izabel.
Me gjinjtë kryeneç, belin e hollë
e vithet përpjetë,
se…. kaq t’duken. E mallkumja Izabel’!

M’fal!
Nuk u prezantum…
Jam ai djali me shpatull të ramê,
që ecte pak çalë.
E nga e ecuna pak çalë,
pati fatin e trishtë me u përplas’ n’shpatull me ty,
E për fatin e trishtë t’shoh përtej gjoksit
tand t’ngritun e kryeneç e të nigjoj zanin,
kur përsipër more “fajin” tem për mëshirë.

Eh… Izabel!
Mëshirë…

Ma shumë se dhimbjen e shtrembnimit tem
sot myt dhimbja për ty.
Dhimbja, që edhe ti si unë s’ke me mujt me e ndî
se kush të dashuron prej’njimend Izabel!
Dhimbja që kur të pysesh at’ djalë se,
“çfarë ngjyrë i ke sytë”,
padashje ka me t’u përgjigj për numrin e gjoksit,
ose “sa të ngrituna i ke vithet”.
E ti… ti do të qeshesh prej ktij komplimenti
e ke me e harru edhe vet’ ngjyrën e syve…
deri në darkë Izabel,
kur kryt’ ta kesh vu në jastëk e të kjash.
Të lotosh për ngjyrën e syve të tu…
E mallkumja prej bukurisë, Izabel!

Çfarë ngjyre i ke sytë?
Si të qujnë?

ObserverKult

=================

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: IDEN, AS N’ANDËRR S’MUNDËM ME QENË BASHKË!