reklamë

Në shtator vjen edicioni i parë i “Foton Film Festival” në Klinë

Kosova do të mirëpresë edicionin e parë të Foton Film Festivalit në shtator, duke sjellë një koncept të veçantë dhe inovativ për adhuruesit e kinemasë.

Festivali, nën drejtimin e Dardan Kabashit, do të zhvillohet në ambient të hapur në Klinë. Një nga veçoritë më të spikatura është mundësia që shikuesit t’i ndjekin filmat nga makinat e tyre, duke krijuar një eksperiencë të pazakontë dhe të veçantë të kinemasë.

Programi ndërkombëtar i festivalit do të përfshijë pesë kategori garuese: Film i Metrazhit të Gjatë, Film i Shkurtër, Dokumentar, Film i Animuar dhe Film i Inteligjencës Artificiale.

Sipas organizatorëve qëllimi i festivalit është të bashkojë zhanre të ndryshme të kinemasë dhe t’u ofrojë regjisorëve të rinj e veprave të reja një platformë ndërkombëtare. Përmes shfaqjeve në ambient të hapur dhe konceptit të ndjekjes së filmave nga makina, Klinës i shtohet një ngjarje e re kulturore dhe artistike./rtk

ObserverKult


Lexo edhe:

Filmi i animuar shqiptar “Lufta për jetën” do të restaurohet, nisma mbështetet nga familja Topi