Në të 50-at!
Nuk e kuptoj përse duhet festuar kur mbush 50?!
Në vend që të marrësh dy shamiçka dhe të qash me shtatë palë lotë.
Nga Eda Zavalani
Ti ke hyrë në epokën më të vështirë e cila vazhdon deri në 65 -70 vjet. Pastaj papritur bëhesh shumë mirë, sepse çdo gjë ka zënë çmerç dhe as dhemb as lëviz më…
Fillon të zmadhosh 4 herë germat e celularit se nuk i shikon mirë.
Ke vapë kur është ftohtë dhe ftohtë kur është vapë.
Përralla e vetme qe ke qejf të besosh është Santa Claus-i.
Pasi je marrë 20 vjet me Scorpions, Aerosmith, Bon Jovi, Metalica, i kthehesh Julio Iglesias dhe qanë.
Çelentanoja të kujton sa e lashtë je.
Përlotesh me filmat shqiptarë se të kujtojnë fëmijërinë.
Nuk ke nevojë te shikosh Parashikimin e Motit sepse kockat, mesi, gjymtyrët ta japin më të saktë, sapo retë ngrihen mbi Itali.
Çdo ditë endërron të ndahesh dhe të shkosh në Caraibe e në darkë vete mbështet koken tek partneri, duke e kuptuar që lidhja është bërë shumë e fortë.
Eksitimi nuk të vjen nga lakuriqësia e bukur, po nga një puthje në faqe, nga një vështrim i ëmbël, nga një fjalë e ngrohtë, nga një prekje padashje, nga një mendim i shprehur njësoj.
Bëhesh e ndërgjegjshme që fëmijet nuk duan këshilla, duan vetëm mirëkuptim e dashuri.
Hyn në kuzhinë dhe harron për çfarë. Atëherë mbush një gotë ujë dhe ulesh e turpëruar.
Nuk do t’ja dish nga llafet dhe shpifjet, të prek vetëm mirësia, ëmbëlsia, dashuria njerëzore.
Je shumë kokëfortë dhe e vendosur sepse tani e di mirë çfarë të duhet, çfarë të do shpirti.
E kupton që di me pak se sa kur ishe 20 (nuk është imja kjo).
Je me e mençur dhe më e çmendur.
Fillon u ngjan prindërve më shumë…
ObserverKult
——————————————
Lexo edhe: