Në Tiranë prezantohen arritjet, risitë dhe perspektivat e arkeologjisë së Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë organizuar një konferencë për 75-vjetorin e krijimit të Arkeologjisë shqiptare.

Në këtë konferencë të përbashkët u diskutua mbi zhvillimin institucional të arkeologjisë shqiptare për periudhën arbërore në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për arritjet, risitë dhe perspektivat në arkeologjinë e vendit tonë, koleksionet arkeologjike në muzetë e vendit, Mozaikët e Dresnikut dhe çështje të ndërlidhura me arkeologjinë e Kosovës i prezantuan arkeologët Milot Berisha, Shafi Gashi, Premtim Alaj si dhe Tomor Kastrati nga Muzeu Kombëtar i Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULIMI I RRALLË ARKEOLOGJIK NË TEPELENË, VENDBANIMI MUND TË JETË MË I MADHI NË BALLKAN

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”,  arkeologu Eduard Shehi foli për zbulimin e rrallë arkeologjik në Tepelenë. Ai tregoi se janë kontrolluar rreth 70 ha dhe izoluar rreth 20 site.

Gjithashtu ai zbuloi se u përqendruan në zonën e Qesarakës. Kjo sepse ka të dhëna që nga vitet 1950 për ekzistencën e një vile të periudhës romake. Ndaj u mendua të fillohej nga kjo pikë.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar shqiptaro-italo-amerikan. I dedikuar studimit të peizazhit arkeologjik në territorin e Tepelenës dhe të Memaliajt

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult