reklamë

Në Tiranë u mbajt takim letrar me shkrimtarin, Ag Apolloni

Leximtari dhe Forum 26 vazhduan siparin e takimeve letrare të nisura më 3 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve.

Në këtë kuadër u jetësua takimi i dytë, në Librarinë Leximtari në Tiranë me të ftuar Ag Apollonin, një nga zërat më të veçantë të letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe njëkohësisht zv/President i Forumit 26.

Takimi ishte një mundësi për të bashkëbiseduar me autorin rreth krijimtarisë dhe projekteve të tij studimore dhe letrare.

Nga shtatori i vitit 2025, Ag Apolloni është vendosur në Massachusetts, i ftuar për një projekt njëvjeçar në Universitetin e Harvardit.

Projektin njëvjeçar Ag Apolloni do ta përmbyll në qershor të këtij viti me disa aktivitete, ndër të cilët edhe një takim për romanin “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”.

“Kësulëkuqja” i botuar nga shtëpia botuese “Albas” është shpallur nga Bukinist.al libri më i mirë i vitit 2022, në kategorinë “Romani shqip”. Ky çmim i është dhënë autorit Apolloni për lojën intertekstuale të përrallës dhe për regjistrat tragji-komik të dramës shqiptare që risendërtohet ndryshe në këtë roman.

Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Lajpcig.

Romani “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”, është përkthyer në gjuhën angleze nga Robert Wilton me titullin “Red Riding-Hood: a fairy-tale for grown-ups”, dhe është botuar në vitin 2025 nga Elbow/Bard.

ObserverKult


Lexo edhe:

Ag Apolloni: Herman Hesse, shkrimtari i shenjtë