Në Turqi zbulohet disku diellor 3500-vjeçar

Arkeologët kanë zbuluar një disk diellor në Turqinë veriperëndimore, në një altar shkëmbor në vendbanimet antike trake, sipas burimeve vendase.

“Altari i zbuluar në Edirne, daton 3500 vjet më parë”, – tha Engin Beksac, kreu i Departamentit të Historisë së Artit, në Universitetin e Trakias, transmeton ‘konica.al.

“Disku diellor në altar, është përdorur për të vëzhguar lëvizjet e hënës dhe diellit” – shpjegoi ai, duke theksuar se trakët janë marrë me astronomi.

Beksac, deklaroi se disku diellor zbuluar rishtas, jep të dhëna të rëndësishme për kuptimin astronomik të periudhës, si dëshmi e faktit se dikur, tempujt janë përdorur edhe për vëzhgime astronomike.