Në vend që ta detyrosh vajzën tënde të vishet me të gjata, edukoje djalin!

adriana myrtaj: gruaja

Nga Xhumana Hadad

Në vend që t’i thuash vajzës tënde se është viktimë, thuaji djalit tënd që mos e shohë veten në pozitën e gjahtarit.

Në vend që ti mësosh vajzës tënde si të ulë kokën dhe të heshtë, mëso djalin tënd të dëgjojë.

Në vend që të mësosh vajzën tënde të respektojë veten, mësoji djalit të respektojë vajzat.

Në vend që të urdhërosh vajzën tënde të mos veshë fund të shkurtër, shpjegoji djalit se fundi i shkurtër nuk është ftesë për seks.

Në vend që ta detyrosh vajzën tënde të vishet me të gjata, shpjegoji djalit se gruaja është më shumë sesa një trup.

Në vend që ta paralajmërosh vajzën se burrat janë armiku i saj, thuaji djalit se gratë janë partnere të çmuara.

Në vend që të edukosh vajzën me frikë nga burrat dhe djalin që të mos i vlerësojë gratë, edukoji të dy që të besojnë, vlerësojnë dhe duan njëri-tjetrin.

Perktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

DUHET TË VRITET NJË GRUA QË NJERËZIT E KËTIJ VENDI TË LUAJNË ME MJESHTËRI ROLIN E TË TRONDITUNIT…

Nga Ada Halilaj

Duhet të vritet një grua që njerëzit e këtij vendi të luajnë me mjeshtëri rolin e të tronditunit.

Duhet të filmohet trupi i saj i shembun mbi trotuar, i gjymtumë mbi dyshemenë e kuzhinës, i tretun si mbeturinë nga kati i katërt i pallatit, i përgjakun mbi sedilen e makinës, i torturumë në vendin e punës apo i lidhun për së vdekuni në një dhomë hoteli periferik sepse turma ,mbi shtratin e ekspertizës morale, don me pas një kufomë të freskët për një reagim sa ma natyral.

Duhet të vritet gruaja në sytë e fëmijëve, nanës e babës, komshive, kalimtarëve, ditën për diell o natën për hanë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult