ObserverKult ua sjell disa thënie mbi familjen nga autorë të ndryshëm:
Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë. – Johann Heinrich Pestalozzi
Gjëja më e rëndësishme në botë është familja. – Princesha Diana
Lumturia vjen nga shërbimi bujar. Dhe shtëpi të lumtura janë vetëm ato ku ka përpjekje të përditshme për të bërë flijime për lumturinë e njëri tjetrit. – Harold B. Lee
Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet, dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur. – George Moore
Familjet janë busulla e cila na udhëheq. Ato janë inspirimi për të arritur lartësi të mëdha dhe rehatia kur ne ligështohemi. – Brad Henry
Gjërat tjera mund të na ndryshojnë, por fillojmë dhe mbarojmë me familje. – Anthony Brandt
Prova e lirisë është familja, pasi është e vetmja gjë që njeriu i lirë bën vet e për vete. – Gilbert Keith Chesterton
Atdheu i zemrës është familja. – Giuseppe Mazzini
Gjëja më e rëndësishme që një baba mund të bëjë për fëmijët e tij është të dashurojë nënën e tyre. – Henry Ward Beecher
Dashuria fillon në shtëpi: e para vjen familja, pastaj fshati apo qyteti yt. – Nëna Terezë
Për të promovuar paqen në botë, shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde. – Nëna Terezë
Të gjitha familjet e lumtura përngjajnë me njëra-tjetrën, por çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet. – Leo Tolstoi
Nuk ka lumturi më të madhe se atë të familjes. – Fjodor Dostojevski
Familja është një shkollë e mirë për secilën lëndë. – Amos Oz
Bashkësia e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut, është familja. – Aristoteli
Familja është çerdhja e njeriut. – Giovanni Faldella
Ka aksidente edhe në familjet më të mira. – Charles Dickens
————————————
Lexo edhe: THËNIE NGA MERYL STREEP: JETA ËSHTË E ÇMUAR DHE KUR HUMBET SHUMË NJERËZ…
Dhurata e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e empatisë.
Ti nuk mund t’i frenosh gjërat që ty të bëjnë njeri. Është e pakuptimtë ta provosh diçka të tillë.
Disa njerëz janë të mbushur me mëshirë dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa disa të tjerë nuk e besojnë se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe, ndihma që ata mund t’i jepnin të tjerëve.
Në momentin kur nis të mendohesh për atë çfarë mendojnë njerëzit, ndalon së qenuri vetvetja.
Unë mendoj se ti mund ta gjesh rrugën tënde, atë rrugë që të bën ty të ndihesh e lumtur. Jo ashtu siç të tha nëna jote. Jo ashtu si po të thotë një aktore. Jo ashtu si të thonë të tjerët, por ashtu siç zëra të ulët thërrasin brenda teje.
Është bukur të shohësh veten duke bërë diçka, që mendoje se kurrë nuk do ta arrije.
Jeta është e çmuar…