Nëna ime e donte artin, filmin. Ishte engjëll mbrojtës…fjalimi prekës i Angelina Joliet

nena ime angelina jolie

Nga: Angelina Jolie

Nëna ime e donte artin. Ajo e donte filmin. Më mbështeti në çdo gjë të çmendur që bëra, gjithmonë nëse kishte kuptim. Gjithmonë më thoshte “Kjo është bota e filmit”, për çdo gjë të re që mësoja në kinematografi.

Nëna ime kurrë nuk bëri karrierë si artiste, kurrë nuk e pati mundësinë të shprehej përtej klasës së saj të teatrit. Mirëpo donte që unë të triumfoja me çdo kusht.
Ajo donte që Jamie dhe unë të dinim se çfarë do të thotë të kesh një jetë si artiste. Dhe nëna na e mundësoi këtë shans.

Ajo më çonte në çdo audicion, dhe më priste në makinë me orë të tëra. Gjithmonë më bënte të ndihesha shumë mirë gjatë gjithë kohës që nuk kisha punë.

Nuk ishte me të vërtetë kritika më e mirë për mua, nëna ime, pasi kurrë nuk kishte gjë të keqe për të më thënë, por më dha dashuri dhe besim, dhe mbi të gjitha, ajo ishte shumë e qartë kur më thoshte se jeta ime do të ishte e pakuptimtë, nëse nuk ofroja diçka në jetën e të tjerëve.

Unë nuk e kuptova se çfarë do të thoshte kjo për një kohë të gjatë. Hyra në këtë biznes e re dhe e shqetësuar për përvojat e mia. Vetëm kur fillova të udhëtoj dhe të shikoj, e të jetoj përtej shtëpisë sime, e kuptova përgjegjësinë ndaj të tjerëve.


Dhe kur takova të mbijetuarit e luftës, urisë dhe përdhunimit, mësova se si është jeta për shumicën e njerëzve në këtë botë dhe se sa me fat isha që kisha ushqim për të ngrënë, një çati mbi kokën time, një vend të sigurt për të jetuar dhe gëzimin e të paturit familjen time të sigurt dhe të shëndetshme.

Kuptova se sa e mbrojtur isha. Vetëm kur sheh persona më keq se vetja, e kupton se sa me fat je. Nga ai moment, unë vendosa të mos isha kurrë më mosmirënjohëse. Ne jemi të gjithë, të gjithë në këtë dhomë me fat.

Kurrë nuk e kam kuptuar pse disa njerëz kanë fatin të lindin me shansin që pata unë, të kenë po këtë rrugë në jetë dhe pse në të gjithë botën, ekziston edhe ndonjë grua ashtu si unë, me të njëjtat aftësi dhe të njëjtat dëshira, të njëjtën etikë për punën dhe dashuri për familjen e saj, e cila ka shumë të ngjarë të bëjë filma më të mirë dhe fjalime më të mira.

Mirëpo ajo qëndron në një kamp refugjatësh dhe nuk ka zë. Ajo shqetësohet se çfarë do të hanë fëmijët e saj, si t’i mbajë ata të sigurt dhe nëse do të lejohen ndonjëherë të kthehen në shtëpi.

Nuk e di pse kjo është jeta ime dhe ajo është e saj. Unë nuk arrij ta kuptoj dot mjaftueshëm atë, pasi nuk e kam jetuar realitetin e saj, por do të bëj ashtu siç më kërkoi nëna ime, dhe do të bëj më të mirën që mundem me këtë jetë, për të qenë e dobishme.

Fakti që qëndroj këtu sot do të thotë që po bëj atë që më kërkoi nëna ime.
Dhe nëse do të ishte gjallë, ajo do të ishte shumë krenare për mua. Kështu që ju falenderoj për mundësinë e këtij fjalimi!

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

Richard Gere rrëfen për fëmijërinë e vështirë: Nëna ime kujdesej për gjithçka…

Richard Gere ka qenë idhull për një brez të tërë. Tërheqës edhe në këtë moshë, ai tregon se përveç bukurisë, ka mësuar nga jeta të jetë i dobishëm, i përulur dhe të marrë zgjuarsi. Richard Gere i datëlindjes 31 gusht 1949, është aktor dhe regjisor amerikan. Është marrë me aktrim që nga bankat e shkollës në grupin teatror.

Tekstin e plotë e gjeni KETU