Nënë Tereza: T’u ndihmojmë të uriturve, varfanjakëve, vëllezërve tanë!

Poezi nga Nënë Tereza

Kur kam uri,
Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;

kur kam etje
më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;

kur kam të ftohtë,
më jep ndokënd për ta ngrohur;

kur kam ndonjë hidhërim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;

kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
bëj t’ia marr edhe dikujt tjetër kryqin e tij;

kur jam e varfër,
më jep ndokënd të t’i jap;

kur s’kam kohë,
më jep ndokënd t’i ndihmoj për disa çaste;

Kur jam e përvuajtur,
bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;

kur jam e pavullnetshme,
dërgomë për ta shpirtëzuar ndokënd,

kur kam nevojë që unë të flas me ndokënd,
dërgoje dikënd tjetër që të flasë me mua;

kur të mendoj vetëm në vetvete,
tërhiqe vëmendjen time te ndokush tjetër.

Denjësona, Zot, për t’u shërbyer vëllezërve tanë
kudo që në botë ngarendin dhe jetojnë,
si varfanjakë dhe të uritur.

Jepju atyre nëpër duart tona, bukën e përditshme,
jepu atyre nëpër dashurinë tonë përshkuese
paqen dhe gëzimin.

ObserverKult

LEXO EDHE:

nënë tereza

Letrat që Nënë Tereza i dërgonte shtetit shqiptar: “Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”

Më 26 gusht 1910, ka lindur në Shkup, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu– Nënë Tereza.

Që e re, 18-vjeçare, nisi jetën e saj përkushtuar Zotit, të varfërve… Në fillim u shpërngul në Irlandë e më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Për këtë mision të sajin shumëvjeçar, në vitin 1979 ju dha çmimi Nobel për Paqe. Vdiq më 5 shtator 1997. Në 2016 u shpall shenjtore.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”.

Me këto fjalë të shkruara në shqip, Nënë Tereza i drejtohej shtetit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, për të parë për të fundit herë nënën Drane dhe motrën Age sa ishin gjallë, por dëshira nuk iu plotësua. Ajo për herë të parë do të hynte në Shqipëri në vitin 1989.

Më poshtë, shihni letrat e shkruara nga dora e Nënë Terezës, që për herë të parë u ekspozuan, kohë më parë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në përvjetorin e shenjtërimit të Nënës së botës.

Kliko për tekstin dhe fotot KETU

ObserverKult