Nënë Tereza është një nga humanistet më të njohura me origjinë shqiptare. Jetën e saj ia dedikoi bamirësisë dhe ndihmesës për personat në nevojë. Shumë dokumentarë dhe të dhëna janë publikuar për shenjtoren shqiptare, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në 19 tetor të viti 2003.
Një pjesë të jetës së saj, Nëne Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu, e kaloi nëpër Evropë, kohë kur edhe kur u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Fotoja është shkrepur në Irlandë, në vitin 1928, kur Nënë Tereza ishte vetëm 18 vjeçe.
ObserverKult
————-
LEXO EDHE:
Nënë Tereza: Dërgomë të dua ndokënd o zot!
Kur kam uri,
Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;
kur kam etje
më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;
kur kam të ftohtë,
më jep ndokënd për ta ngrohur;
kur kam ndonjë hidhërim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;
kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
bëj t’ia marr edhe dikujt tjetër kryqin e tij;
kur jam e varfër,
më jep ndokënd të t’i jap;
kur s’kam kohë,
më jep ndokënd t’i ndihmoj për disa çaste;
Kur jam e përvuajtur,
bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;
kur jam e pavullnetshme,
dërgomë për ta shpirtëzuar ndokënd,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU: