Nënë Tereza: Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata

Nënë Tereza

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Nënë Tereza:

“Sa më pak kemi, aq më shumë dhurojmë…Duket absurde, mirëpo kjo është logjika e dashurisë.”

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

ObserverKult


Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”