Nënshkruhet marrëveshja, Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik

Pas premtimit të kahershëm që Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik, më në fund duket se kjo do “të jetësohet”.

Kjo bazuar në marrëveshjen që është nënshkruar nga Komuna e Prizrenit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact lidhur me ndërtimin e teleferikut.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, i pari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.Fillim vit i mbarë!”, ka shkruar Totaj.

ObserverKult


Lexo edhe:

VIDEO: KALAJA E PRIZRENIT – PERLA TURISTIKE E KOSOVËS

Ju ftojmë të ndiqni një një reportazh të shkurtër kushtuar perlës turistike të Kosovës, Kalasë së Prizrenit.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult