Nertila Koka-Gëzim Çela: Çel si gonxhe dashuria (teksti dhe kënga)

Në vazhdim gjeni këngën fituese të Festivalit të 23-të të Këngës në RTSH (1984), “Çel si gonxhe dashuria”, kënduar nga dueti Nertila Koka-Gëzim Çela.  Muzika: Vladimir Kotani, teksti: Arben Duka.

Erdha tek ty,
me dritë në sy.
Asnjë fjal’ s’fola unë,
zemrat thanë aq shumë.
Zambak të bardhë,
çeli për ne,
kjo dashuri,
e re.

Jo s’e harroj,
me mall kujtoj;
lulja thosh: Lulëzoj,
zemra thosh: Dashuroj.

Si deti i gjerë,
këndoj,
një jetë të tërë
s’pushoj.
Nëpër shigjet ku çel jeta,
shok i dashur ty të gjeta,
unë ty.
Moj rini, rini me nure,
ku hedh hapin çelin lule,
ç’bukuri.
Në krah na mori jeta plot lumturi,
dhe u lind motiv i ri;
vrapon tek unë,
unë fluturoj tek ti.

ObserverKult


Lexo edhe:

NERTILA KOKA & BASHKIM ALIBALI: FJALËT BEFAS DOLËN THASHË TË DUA…(TEKSTI DHE KËNGA)