“Nervozohet” Redon Makashi: Këta pseudoartistë nuk kanë identitet, kur i kam parë ‘live’ kam qeshur

mezi pres redon makashi

Redon Makashi, këngëtari i njohur dhe autori i shumë këngëve, tregon se si e sheh ai muzikën e ditëve të sotme.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” , Makashi është shprehur mbi diferencat që ka mes muzikës live dhe asaj që është e regjistruar në studio.

Redon Makashi: Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet.

– Kur thua pseudoartistë për çfarë e ke fjalën?

Redon Makashi: Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë.

Unë kam parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam mbajtur  barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.