ObserverKult ua sjellë disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Sado që mund t’ëndërroj gjithçka, ti tejkalon ëndrrën. Syri yt premton dashuri, zemra yte dhuron qiellin. /Victor Hugo
Dashuria është ëndrra e vetme që nuk ëndërrohet. / Paul Fort
Një ëndërr pa dashuri është një ëndërr e harruar. /Paul Eluard
Dashuria është një ëndërr për dy. / Bjork
Në mëngjes kemi dy mundësi, ose të flejmë sërish për t’i vazhduar ëndrrat, ose të zgjohemi për t’i përjetuar ato. / Axel Albanel
Më duaj siç jam dhe jo siç nuk jam…Jam i vërtetë dhe mos më shih tutje si një ëndërr… / Descrea
E dini se jeni dashuruar kur nuk ju zë gjumi sepse realiteti është përfundimisht më i mirë se ëndrrat tuaja. /Dr Seuss
Nëse dashuron dikën që të dashuron, mos i shkatërro kurrë ëndrrat e tij. Ëndrra e tij më e madhe, më absurde, je ti. /Alessandro Baricco
Ç’është dashuria? Është bota ku përjetohen të gjitha ëndrrat tona. /Jessy Tom
ObserverKult
—————————————————————
LEXO EDHE: THËNIE PËR MARTESËN: MARTESA ËSHTË FUSHËBETEJA KU MBARON LIRIA PERSONALE…
Martesa është…:
Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
Tomaseu
Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
Sokrati
Ai që ende s’është martuar, ende s’ka bërë ndonjë gabim të madh.
Ginisi
Martesa është përpjekje që t’i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t’i kishim.
Sagani
Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
Shekspiri
Martesa e bërë në saje të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
Bekoni
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU