Nëse e do dikë, lëre të lirë… nëse edhe ai të do, do ta gjejë mënyrën për të qenë pranë teje…

selena gomez:

ObserverKult ju sjell disa thënie  të veçanta nga këngëtarja e njohur, Selena Gomez.

“Gjithë njerëzit që janë munduar të më rrëzojnë, vetëm sa më kanë frymëzuar për të bërë më të mirën time”.

“Çdokush dëshiron të ketë atë që nuk e ka, por në fund të ditës, ajo çfarë ndjen përbrenda është më e bukur, se çdo gjë që ke në dukje jashtë”.

“Njerëzit hyjnë në periudha të caktuara të jetës sonë, për arsye të ndryshme, për të na mësuar leksione tëndryshme”.

“Nëse je në gjendje ta shohësh veten në pasqyrë pas vendimeve që ke marrë, dije se aty fillon fuqia e vërtetë”.

“Ti nuk je çfarë të ka ndodhur, ti je çfarë ke zgjedhur të bëhesh pas atyre që të kanë ndodhur”.

“Ty nuk të përkufizojnë fotot në instagram, pëlqimet, apo komentet. Nuk janë këto që përcaktojnë çfarënjeriu je”.

“Nëse e do dikë, lëre të lirë. Nëse edhe ai të do gjithashtu, do ta gjejë një mënyrë për të qenë pranë teje”.

“Një arritje është asgjë, nëse nuk ke pranë njerëzit e duhur për ta ndarë atë. Do të përfundosh i vetëm në fund të ditës”.

“Të jesh vetvetja është gjithçka që të duhet. Nëse dëshiron t’i bësh dikujt përshtypje, thjesht ji vetvetja”.

“Mos shiko asnjëherë mbrapa. Nëse Hirushja do të kthehej mbrapsht dhe do të merrte takën, nuk kishte për ta gjetur kurrë princin e saj”.

ObserverKult

Lexo edhe:

BOB MARLEY: MOS E LËNDONI, MOS E NDRYSHONI… DUAJE FORT…

“Ai nuk është i përkryer. As ju nuk jeni e tillë. Të dy së bashku nuk do të jeni kurrë të përsosur.

Por, nëse ai ju bën për të qeshur të paktën një herë, ju bën të mendoheni dy herë, dhe pranon se është njerëzor e gabon, shtrëngojëni fort dhe jepini sa keni mundësi.

Nuk do t’ju citojë poezi, nuk do mendojë për ju çdo moment, por do t’ju japë një pjesë të tij që e di se mund t’ia thyeni.

Mos e lëndoni, mos e ndryshoni dhe mos prisni më shumë nga sa mund t’ju japë. Mos e analizoni. Buzëqeshni kur ju bën të lumtur, bërtisni kur ju inatos dhe përmalluni për të kur nuk është aty.

Duaje fort kur ka dashuri mes jush. Sepse meshkujt e përsosur nuk ekzistojnë, por gjithmonë ka një mashkull që është i përkryer për ju.”