Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie për trishtimin nga autorë të ndryshëm:

Trishtimi shkaktohet nga inteligjenca. Sa më shumë i kupton gjërat aq më shumë do të doje të mos i kuptoje./Charles Bukowski

Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju./Khalil Gibran

Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte./Jim Morrison

Trishtimi largohet me buzëqeshje. Me lot, vetëm se shumëfishohet./Gandi

Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin./Charlie Chaplin

Të vdesësh s’është e trishtë. Të bëhesh i pavlerë, kjo po që është e trishtë./Oriana Fallaci

Të trishtuar apo të lumtur, ç’rëndësi ka? Të jemi pranë njëri-tjetrit, kjo është kryesorja.

Gjej dikë që të bën të harrosh trishtimin. Gjej dikë për të cilin t’ia vlejë të qeshësh./Marilyn Monroe

Nëse je i lumtur, mos e thuaj me zë të lartë; trishtimi e ka gjumin e lehtë./Giacomo Leopardi

Sa i trishtë është ai njeri që i dashuron gjërat vetëm kur ato largohen prej tij./Stefano Benni

Lumturia është ëndrra e dashurisë, trishtimi është zgjimi i saj./Jan Madame Basta

Njerëzit më të trishtuar janë ata që nuk besojnë në asgjë./Nicholas Sparks

ObserverKult


Montesquieu

Lexo edhe:

NGA VJEN TRISHTIMI? JA ÇKA THOSHTE MONTESQUIEU

Filozofi francez Montesquieu ishte gjykatës, njeri i letrave dhe historian, i cili ishte i njohur për “Mbi frymën e ligjeve” (1748), një nga veprat më të mëdha në historinë e teorisë politike dhe të jurisprudencës.

Lindi gjatë Epokës së Iluminizmit dhe fillimisht u arsimua në shtëpi dhe në fshat. Në vitin 1700, dërgohet në Kolegjin de Juilly, i cili ndodhej pranë Parisit në dioqezën e Meaux.

21 vjet më vonë, Montesquieu u bë i famshëm kur shkroi Letrat Persiane. Këto letra kritikonin kishën, si dhe stilin e jetesës në Francë.

Montesquieu botoi një libër të titulluar “Mbi frymën e ligjeve”, i cili përshkruante bindjet e tij se si duhet të funksionojë qeveria. Ajo u bë vepra e tij më e famshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult