Nëse nuk e gjykon dhe ndëshkon krimin- je bashkëpunëtor!

borges

Jorge Luis Borges:

“… të mos e gjykosh dhe të mos e ndëshkosh krimin, do të thotë të inkurajosh mosndëshkimin dhe, njëfarësoj, të kthehesh në bashkëpunëtor.

Është diçka e çuditshme që ushtarakët, të cilët e shfuqizuan Kodin Civil dhe parapëlqyen rrëmbimet e njerëzve, torturat dhe ekzekutimet klandestine, përpara zbatimit të ligjit, tani kërkojnë të përfitojnë nga të mirat e asaj relikte dhe lypin avokatë-mbrojtës të zotë.

Dhe, jo më pak e habitshme është që të ketë avokatë, të cilët, padyshim në mënyrë të çinteresuar, përkushtohen t’i ruajnë nga çdo rrezik mohuesit e tyre të djeshëm…”/ObserverKult