Nëse nuk jam mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Maya Angelou:

Kam mësuar se kam akoma një thes me gjëra për të mësuar.

Njerëzit harrojnë ç’u ke thënë, harrojnë ç’u ke bërë, por nuk harrojnë si i ke bërë të ndihen.

Urrejtja ka shkaktuar shumë probleme në botë dhe ende nuk ka zgjidhur asnjë.

Ju nuk mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin, por ju mund të vendosni që të mos nënshtroheni nga ato.

Nuk mund të harxhohet krijimtaria: sa më shumë e përdor, aq më shumë ke.

Jeta është dhuratë, andaj përpiqu që ta trajtosh atë me hir dhe mirësjellje.

Kam mësuar se sa herë që vendos diçka me zemër të hapur zakonisht marr vendimin e duhur.

Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni. Nëse nuk mund ta ndryshoni atë, ndryshoni qëndrimin tuaj.

Nëse nuk jam mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua.

Ne jemi aq të verbër sa duam të jemi.

Suksesi është të pëlqeni veten, të pëlqeni atë që bëni dhe të pëlqeni sesi e bëni atë.

ObserverKult 


Lexo edhe:

NJË GRUA NUK E HUMB KUR ËSHTË E TRISHTUAR, POR KUR KUPTON SE NUK MUND TË JETË MË E LUMTUR”