Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, ke jetë t’mërzitshme

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Çdokush është i mërzitshëm për dikë tjetër. Kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që të mos jesh i mërzitshëm për veten tënde. /Gerald Brenan

Mërzia është një sëmundje ndaj së cilës kënaqësia është më shpesh shkaku se kura./Edme-Pierre Beauchene

Nëse përpiqesh që të mos lëndohesh kurrë, do të bësh një jetë të mërzitshme./Mathias Malzieu

Ka njerëz aq të mërzitshëm saqë ta prishin gjithë ditën për pesë minuta./Jules Renard

Më mirë të vdes nga pasioni se nga mërzia. /Vincent van Gogh

Duhet dashuruar jeta, sepse vdekja është bajate. /Frank Sinatra

S’ka gjë më të shpifur se një fjalë dashurie të shqiptuar ftohtë nga një gojë e mërzitur./Naguib Mahfouz

Njeriu nuk mendon kurrë për të ardhmen, përveç atëherë kur e mërzit e tashmja./Francesco Algarotti

ObserverKult  

———————————————————————————————–

LEXO EDHE: Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd…

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit britanik, Alfred Lord Tennyson:

Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd.

Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër.

Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë.

Kush është i urtë në dashuri, dashuron shumë, flet pak.

Një gënjeshtër e cila është një gjysmë e vërtetë, është ndonjëherë më e zeza e gënjeshtrave.

Dashuria është ari i vetëm.

Kulmi i dhembjes së dëshprimit është kur i kujton kohët e lumtura.

Nuk bën miq kurrë ai që nuk bëri asnjë armik.

Lumturia e një njeriu në këtë jetë nuk konsiston në mungesën por në mjeshtërinë e pasioneve tij.

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: Tolstoi: Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Leo Tolstoi:

– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

 Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

 Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

Për më shumë thënie nga Leo Tolstoi klikoni KËTU