Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë…

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë./ Lemony Snicket

Mos prit. Momenti asnjëherë nuk do të jetë i duhuri./ Napoleon Hill

Të priturit dhe të shpresuarit janë tërësia e jetës, dhe sapo të realizohet një ëndërr ajo shkatërrohet./ Gian Carlo Menotti

Sa shumë nga jeta e njeriut është humbur në pritje./ Ralph Waldo Emerson

Çfarëdo që jemi duke pritur – paqe të mendjes, kënaqësi, mirësi, ndërgjegjen e brendshme të begatisë së thjeshtë – me siguri do të vijë tek ne, por vetëm kur të jemi gati të pranojmë atë me një zemër të hapur dhe mirënjohëse./ Sarah Ban Breathnach

Pritja është ndryshku i shpirtit./ Carlos Ruiz Zafon

Mos prit! Fillo sot ëndrrat tua, impulset tua, dëshirat tua, momentet tua të veçanta. Sepse ky është momenti yt./ Mary Anne Radmacher

Nëse pret të bësh çdo gjë derisa është e sigurt se është mirë, mbase asnjëherë nuk do të bësh shumë. /Win Borden

I hap krahët – sot. Përse të presësh / Jonathan Lockwood Huie

Nëse prisni, e gjitha që ndodh është se plakeni. /Mario Andretti

Të dish si të presësh është fshehtësia e suksesit./ De Maistre

Pritja e të përkryerës asnjëherë nuk është mençuri sikur përparimi./ Seth Godin

ObserverKult


LEXO EDHE: BOB MARLEY: DASHURIA ASNJËHERË NUK DO TË NA LË VETËM…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Bob Marley:

Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm.

Ajo nuk mund të jetë njëra ndër femrat më të njohura ose më të e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë, ç’rëndësi ka tjetër.

Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet.

Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.

Dashuro fort kur ka dashuri për të pasur. Sepse meshkujt perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një mashkull i cili do të jetë perfekt për ju.

Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme.