Nëse Zoti do të më lejonte të zgjedhja, do të zgjidhja gjithmonë Ty

Julio Cortázar
Julio Florencio Cortázar (26 gusht 1914 – 12 shkurt 1984)

Njëzet fraza të njohura nga Julio Cortázar

1. Asgjë nuk humbet nëse ke guximin të pyesësh veten dhe të përgjigjesh sinqerisht.

2. Realiteti është vetëm një pretekst për fantazi.

3. Liria është gjëja që ne të gjithë e predikojmë, por askush nuk e praktikon.

4. Dashuria është një lojë në të cilën të dy lojtarët mund të fitojnë.

5. E qeshura është dielli që largon dimrin nga fytyra e njeriut.

6. Të shkruash është e lehtë: gjithçka që duhet të bësh është të ulesh te një makinë shkrimi dhe të fillojë të të rrjedhë gjak.

7. E dua parajsën për pasnesër, por jo pasi të vdes.

8. Kurrë mos më pyet pse këndoj i trishtuar, sepse e bëj për të harruar shijen e gojës tënde.

9. Lumturia është një fjalë me tetë shkronja. E imja përmblidhet në dy: Ti.

10. Nuk duhet të jesh i ditur për të filluar, por duhet të fillosh të bëhesh i ditur.

11. Muzika është e vetmja zhurmë që vazhdon dhe zgjat përtej vdekjes.

12. Shkrimtari e shkruan librin e tij për t’i shpjeguar vetes atë që nuk mund të shpjegohet.

13. Kthjelltësia është plaga më e afërt me diellin.

14. Realiteti është shumë kompleks. Shpjegimet e thjeshta janë gjithmonë të rreme.

15. Sa herë që ke dëshirë të kritikosh dikë, mos harro se jo të gjithëve u është dhënë e njëjta dhuratë si Ty.

16. Ajo që është thelbësore është e padukshme për sytë dhe mund të shihet mirë vetëm me zemër.

17. Vdekja nuk na i vjedh të dashurit tanë. Përkundrazi, na i ruan, duke i përjetësuar në kujtesën tonë.

18. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjedhja, do të zgjidhja gjithmonë Ty.

19. Letërsia nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr e drejtuar.

20. Duhet të jesh ujk për të gjuajtur një ujk tjetër.

Përktheu Bajram Karabolli

ObserverKult


Thënie nga Sylvester Stallone

Lexo edhe:

THËNIE NGA SYLVESTER STALLONE: DUHET T’I QËNDROSH PËRHERË BESNIK PERSONAVE QË TË KANË MBËSHTETUR…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sylvester Stallone:

“Nuk jam personi më i pasur, më i zgjuar apo më i talentuar në botë, por unë korr suksese, sepse vazhdoj gjithmonë e më tepër përpara”.

“Ekziston një ligj natyral i karmës ku personat më hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për t’i lënduar të tjerët, përfundojnë të lënduar e të vetmuar”.

“Jeta është më tepër se syzet e diellit dhe filmat e famshëm. Realiteti, ai është ngjarja më kryesore”.

“Unë mendoj se çdokush ka njëfarë formule në jetën e tij. Kur shmangesh nga ajo formulë, ose dështon rëndë, ose fiton në mënyrë madhore”.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult