Nesër (e premte, 23 korrik), me fillim nga ora 10.00, në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe çelet ekspozita “Vullkani i republikës” e përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.
Në këtë panair do të paraqiten mbi 1000 tituj të librave të ri dhe mbi 1000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.
Gjatë ditëve të panairit të librit do të shënohen edhe këto aktivitete:
-Punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtuar;
-Lexime të tregimeve të shkurtra për fëmijë;
-Promovim të katalogut dhe çeljes të ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”
-Lexime të poezive dhe të përrallave për fëmijë;
-Dhurim të librave, nga individë dhe botues, për bibliotekat e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës.
Panairi organizohet tri ditë me radhë (më 23, 24, 25 korrik), me fillim nga ora 9:00 deri në orën 23.00./(epokaere)