Me dy kënde për të biseduar mbi letërsinë, kështu do të vijë Panairi i Librit në Tiranë këtë edicion të 24-t. Diskutimet, sfidat dhe shumëçka që shoqëron botën e librit në Shqipëri do të diskutohen në sallën ovale, ndërsa risia e këtij edicioni është sofaja, këndi tjetër i panairit.
Një panair ku janë zvogëluar stendat e botuesve në mënyrë që vizitorëve t’u ofrohet më shumë hapësirë në koridoret e Pallatit të Kongreseve. Kështu është menduar të shmangen pasojat që mund të lërë pandemia, transmeton ‘a2news.com’.
Kjo përkthehet në më pak fitime për panairin, por siguri më të lartë për vizitorët.
Edhe numri i stendave që do të bëhen pjesë e këtij edicioni do të jetë më i vogël. Disa për shkak të frikës nga koronavirusi e të tjerë për shkak të vështirësive të dy viteve të fundit.
Megjithatë, botimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mungojnë as këtë edicion.
—————————————————
LEXO EDHE: KULT-ART, PANAIRI QË GJALLËROI GJIROKASTRËN
Edicioni i 3-të i Panairit Kult-Art gjallëroi Gjirokastrën. Duke promovuar vlerat e traditës dhe kulturës.
Në Ditët e Trashëgimisë, qyteti i gurtë u shndërrua në qendër kombëtare. Për prezantimin e trashëgimisë, kulturës dhe kulinarisë.
Bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, TID Gjirokastra. Dhe Fondacionin Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim, përgjatë 4 ditëve të organizimit. Panairi prezantoi një program të larmishëm aktivitetesh. Duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore. Dhe tërhequr interesimin e turistëve vendas dhe të huaj.
Pjesë e Panairit Kult-Art 3 ishin prezantimi i punimeve karakteristike të 60 artizanëve, aktivitetet kulturore.
Koncertet e grupeve dhe ansambleve popullore nga zona të ndryshme të vendit. Dhe Kosova, promovimi i kulinarisë tradicionale, etj.
Ndërsa vizitoi panairin, ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë njëherazi deputete e Qarkut, Mirela Kumbaro u shpreh se organizime të tilla ndikojnë jashtëzakonisht shumë për zhvillimin e turizmit…