Në konkursin e sivjem letrar të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 2020, si dhe për Orën e madhe letrare, e njohur tashmë si “Pena e Flakës”, në bazë të konkursit të shpallur kah fundi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri më 17 janar 2020, kur edhe është mbyllur, kanë arritur gjithsejt 143 krijime letrare.
Për tri çmime letrare në poezi, sipas konkursit anonim letrar, konkurojnë gjithsejt 75 poezi.
Për tri çmime letrare në prozë – tregimi i shkurtër, konkurojnë 48 tregime.
Vlerësimi i këtyre krijimeve letrare po bëhet nga Juria profesionale, në përbërje: Albina Idrizi, shkrimtare, Aziz Mustafa, shkrimtar dhe Xhevat Latifi, poet e publicist.
Edhe për orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, nga 29 poezitë e dërguara, për Çmimin tradicional letrar “Pena e Flakës”, konkurrojnë 21 poezi, të zgjedhura nga Organizatori i kësaj pjese letrare të Manifestimit, Ars Clubi “Beqir Musliu”.
Këto 21 krijime të reja poetike, të cilat lexohen në Orën e madhe letrare të këtij Manifestimi, do të vlerësohen prej një Jurie tjetër letrare, në përbërje: Donikë Dabishevci, Sarë Gjergji dhe Gjylshen Berisha.
Autori i poezisë fituese e kësaj pjese, do të nderohet me Çmimin “Pena e Flakës”
Në tërësi, këtë vit, 134 krijime letrare konkurojnë për shtatë Çmime me datën 31 janar 2020.
PENA E FLAKËS, si pjesë e pandashme e Manifestimit “Flaka e Janarit” , mbahet për herë të 29 – të, si rëndom, nën përkujdesjen e institucioneve komunale të Gjilanit, përkatësisht të kryetarit të komunës, z. Lutfi Hazirit, më 31 janar 2020, duke filluar nga ora 16:00, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit./ ObserverKult