
Nesër, duke filluar nga ora 17:00, në Librarinë Dukagjini (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë), do të mbahet promovimi i librit të ri me poezi “…i njëjti gur” i autores Majlindë Sinani Lulaj, botuar nga Shtëpia Botuese Littera.
Për librin do të flasin studiuesi Merxhan Avdyli dhe kritiku Mërgim Bekteshi, ndërsa takimi do të moderohet nga botuesja Donika Dabishevci .

Libri “…i njëjti gur” është një udhëtim poetik që shqyrton ekzistencën njerëzore përmes metaforës së gurit, shenjë e qëndrueshmërisë, heshtjes dhe përjetësisë.
Ju mirëpresim!
ObserverKult






