Nesër në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, promovohet projekti “Libri ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”, i Blerina Rogova Gaxhës.
Me këtë rast do të promovohet libri : ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë ‘, do të hapet ekspozita ‘Rojtarë të Memories’, si dhe do të shfaqet eseja filmike ‘Bijë lufte’.
Panelistë janë: Majlinda Bregasi, Agron Gashi dhe Donika Dabishevci,
Interpreton: Sheqerie Buqaj,
Në kitarë: Ehad Dula,
Moderon: Alketa Gashi Fazliu.
“Memorie dhe Traumë”, është rezultat i një hulumtimi të gjatë, tejet sfidues dhe traumatik. Si përjetuese lufte, ky studim nuk ishte asnjëherë vetëm një hulumtim teoriko-letrar e kulturor, por mbartte në vete një angazhim të thellë moral dhe emocional, shkruan studiuesja Blerina Rogova Gaxha, duke potencuar se studimi hulumton dhe interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, me qëllimin e sjelljes së rezultateve që e dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë memorien kolektive të luftës.
Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .
ObserverKult
Kliko edhe: