Nesër transmetohet Debati për Letërsinë

Nesër në portalin për kulturë, letërsi e art, ObserverKult, në ora 20:00,  ju ftojmë të ndiqni debatin për letërsinë .

Në kuadër të projektit “Kultura në Fokus” që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe implementohet nga ObserverKult, nesër do të mbahet Debati për Letërsinë

Debati moderohet nga shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Aliu,  ndërsa panelistë janë: gjuhëtari dhe studiuesi Bardh Rugova, studiuesja dhe përkthyesja Meliza Krasniqi dhe shkrimtari Ardian Haxhaj.