Nesër transmetohet Debati për Muzikën


Nesër në portalin për kulturë, letërsi e art, ObserverKult, në ora 20:00, ju ftojmë të ndiqni debatin për muzikën.

Në kuadër të projektit “Kultura në Fokus” që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe implementohet nga ObserverKult, nesër do të mbahet Debati për Muzikën.

Debati moderohet nga Bashkim Islami, ndërsa panelistë janë kompozitori Memli Kelmendi, tenori Denik Prizreni, dhe kitaristi Guri Shkodra .