“100 vjet vetmi!”, Netflix sjell si serial romanin kryevepër të Marquezit

Netflix po përgatitet të vërë në dispozicion të abonentëve të tij, një seri të re të bazuar në romanin kryevepër të Gabriel García Márquez, “Njëqind vjet vetmi”.

Rrjeti publikoi trailerin një ditë më parë, duke ofruar një vështrim të parë në serialin e ardhshëm. Data e premierës do të shpallet së shpejti.

Personazhet qendrore të veprës ikonike të Márquez-it janë anëtarët e familjes Buendía, të cilët narratori i ndjek duke përshkruar histori të çuditshme dhe fantastike nga jeta e secilit.

Historia, duke rrëfyer mendime dhe incidente logjike, është e pushtuar nga elementi i absurdit, por edhe nga elementët e një përralle. “Njëqind vjet vetmi” është drejtuar nga Alex García López dhe Laura Mora.

Kasti përfshin aktorët Claudio Cataño, Jerónimo Barón, Marco González, Susana Morales, Ella Becerra, Carlos Suaréz, Moreno Borja, Santiago Vásquez. /oranews

ObserverKult


Gabriel Garcia Márquez
Gabriel José de la Concordia García Márquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014)

Lexo edhe:

GABRIEL GARCIA MARQUEZ: PASHË VDEKJEN DHE MË KËRCËNOI…

Vdekja në Samarë

Shërbëtori, i tmerruar, shkon me vrap te shtëpia e pronarit të vet.

– Zotëri! – i drejtohet duke iu dridhur buza. – Pashë vdekjen te tregu dhe më bëri një shenjë kërcënimi.

Pronari i dha një kalë, para, dhe i thotë:

– Mbathja, o burrë, për në Samarë.

Dhe shërbëtori, sakaq, u nis.

Po atë ditë, pasdite, pronari takon vdekjen në treg dhe e pyet:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult