Netflix del me aplikacion të ri falas, ja çfarë do të kenë mundësi të bëjnë përdoruesit me të

Netflix ka dalë me një aplikacion të ri me anë të të cilit, përdoruesit mund të luajnë videolojëra në televizor.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi lojërat apo datën kur do të na shfaqet nëpër ekrane ky aplikacion i ri. E vetmja gjë që dihet është se ky aplikacion do të jetë falas.

Aktualisht, në App Store lexohet vetëm “Së shpejti, në Netflix”.

Mendohet se videolojërat do të luhen duke përdorur celularin si telekomandë, duke shmangur kështu blerjen e konsolave të shtrenjta.

Netflix do të ketë 40 videolojëra gati për vitin e ardhshëm dhe po shikon sigurimin edhe të 70 të tjera, ndërkohë që 16 po i punon vetë./ a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRSE NDJEKËSIT “KRYQËZUAN” TRAILERIN E KLEOPATRËS, NETFLIX MBYLL KOMENTET!

Kaq shumë reagime negative mori traileri i filmit dokumentar të Netflix-it kushtuar mbretëreshës legjendare egjiptiane Kleopatra, sa platforma gjigande u detyrua të bllokonte komentet.

Reagimet shpërthyen në mbarë botën, por sidomos në Egjipt ku ndaj dokumentarit ngritën zërin edhe autoritetet vendase.

Arsyeja është aktorja e përzgjedhur për të intepretuar Kleopatrën. Por në të vërtetë, mbretëresha e famshme nuk ishte aspak afrikane, siç paraqitet në film.

Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit. Ishte mbretëresha e fundit e dinastisë greqisht folëse të themeluar atje nga gjenerali i famshëm i Aleksandrit të Madhe, Ptolemeu.

Ajo u ngjit në fron pas të atit, Ptolemeut të XII në vitin 51 BC dhe sundoi deri në vdekjen e saj në 30 BC. Nga ai moment, Egjipti kaloi nën dominimin romak.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult