Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se disa nga projektet e ardhshme të Will Smith janë ndërprerë pas incidentit në Oscars.
Sipas , ‘Hollywood Reporter’, aktori, i cili goditi në fytyrë komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka me bashkëshorten Jada Pinkett Smith, ka vendosur në pritje një film në Netflix dhe një film për Sony, transmeton ‘lapsi.al’.
Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë, tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.
Sony po frenon gjithashtu “Bad Boys 4”, i cili ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve. Drama “Emancipation”, e realizuar për Apple+, tashmë ka përfunduar, raportoi revista.
Lexo edhe:
VJEN REAGIMI NGA “OSCARS” PASI WILL SMITH E GODITI CHRIS ROCKUN
ObserverKult