
Në vendin e hirit të flijimit
Rridhnin lutjet posi lum,
Klithje, shpresa e ofshama
Shprishin dallgët e pafund!
Shtruan vargjet në thellësi
Shtyerje, thyerje të mos ketë,
E çiltër me thjeshtësi
Të qëndrojë mbi vetull!
Në kështjellë le të bekohet
Dashuri e çiltër le të përjetësohet,
Kur përulet, lule le të mbjellë
E kur ngritet valle le të hedh!
ObserverKult
Lexo edhe:






