Nga 15 deri 17 shtator në Rahovec do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

Edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botëror, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetet më të shquar botërorë, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombëtarisht.

Sivjet poetët janë selektuar me rigorizitet më të madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

“Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e Mysafirit, andaj do të jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.

Për Festivalin kanë shkruar Izraeli dhe ka mbulesë mediale nga Kajro dhe Hong Kong në revistën ‘The Asian’.

Edhe sivjet Festivali për diasporën do të ofrohet nëpërmjet TV Alb Se në Suedi.

LEXO EDHE: Netët strugane të poezisë nga 22 deri më 27 gusht