Nga 21 deri më 28 korrik mbahet edicioni më i ri i festivali të teatrove, “PrizrenFest”.
Për rreth një javë pritet të mbahen evente të ndryshme kulturore dhe shfaqje.
“Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Hapur – PRIZREN FEST, është i përkushtuar për të promovuar zhvillimin e artit teatror dhe për të ofruar një përvojë unike kulturore për audiencën duke organizuar një festival vjetor të teatrove në hapësirë të jashtme. Për të shfaqur shfaqje teatrale me cilësi të lartë, për të mbështetur artistë të rinj dhe të afirmuar, duke nxitur mirëkuptimin kulturor dhe kohezionin social, duke frymëzuar të rinjtë për t’u angazhuar me artin dhe duke kontribuar në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të komunitetit në përgjithësi”, pohuan organizatorët.
Edicioni i parë i festivalit u mbajt për 5 net të plota në qytetin e bukur të Prizrenit, duke pritur shumë artistë profesionistë nga Italia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Turqia.
ObserverKult
Lexo edhe: