Nga Aleksandër Gjoka te Adelina Ismaili, në jurinë e Festivalit të Këngës edhe Helena Kadare

Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 62-të ka nisur mbrëmë, edicion ky që sivjet ka ardhur me shumë risi.

Juria që do të vlerësojë në fund edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës u prezantua nga moderatorët e përzgjedhur Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu, të cilët theksuan se tema e kësaj gare është fjala dhe muzika, ndaj edhe emrat që do të bëjnë vlerësimin i janë përshtatur asaj.

Pesë anëtarët e Jurisë janë këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako si dhe Shpëtim Kushta (kompozitor). Po ashtu Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologe, pedagoge) dhe Shkumbin Ahmetxheka, drejtor i Radio Televizionit të Kosovës.

Ndryshe Festivali i Këngës i cili ka nisur me 19 dhjetor do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kujtojmë se edhe këtë edicion do të ndiqet formula e vitit të kaluar, ku publiku përmes televotimit vendos për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion 2024, ndërsa juria zgjedh fituesin e saj dhe çmimet e tjera.

ObserverKult


Lexo edhe:

MOS PREK KU DHEMB, DASHURIA IME- POEZI NGA ELVIRA SASTRE

Udha e ikjes dhe kthimit nga Elvira Sastre

Mos prek ku dhemb, dashuria ime,
Se një plagë prej dorës tënde
Është porsi një pranverë e acartë
E ky trup pushtohet nga dridhmat
Pas një cekje të vetme.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse nuk di ç’pluhur sytë m’i ka përmbytur,
Nëse nuk di
Se bebëzat e syve të mi, janë veç strehë fjalësh,
Nëse gjithçka dëshiron, është të m’i fshish lotët
Në vend që t’i lësh të më thahen
E të marr frymë lirisht.
Mos rri të më shohësh në lot
Se nuk dua të lagesh prej tyre
E të vdesësh së ftohti.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse sytë nuk do të m’i puthësh
Për t’u mbytur krah meje.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult